27 gjëra të tmerrshme që mund të ndodhin nëse nuk flini mjaftueshëm

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Mungesa e gjumit nuk është shaka.

Shumë njerëz mund të mendojnë se mund të flenë më pak orë gjatë javës, e t’i zëvendësojnë ato në fundjavë, pa e ditur se një gjë e tillë vë në rrezik shëndetin e tyre. Edhe pse ekspertët rekomandojnë që të rriturit duhet të flenë 7-9 orë në natë, shumë prej nesh flemë më pak. Ndërsa adoleshentët dhe fëmijët duhet të flenë më shumë.

Ja cilat janë 27 gjërat e tmerrshme që mund të ndodhin nëse nuk flini mjaftueshëm:

  1. Probleme me kujtesën afatshkurtër dhe të mësuarit
  2. Nervozizëm dhe violencë
  3. Plakje të parakohshme të lëkurës
  4. Shtim në peshë dhe probleme me kontrollin e impulsit
  5. Formimin e toksinave në tru, të lidhura me sëmundjen e alcajmerit.
  6. Probleme me shikimin, vizione të dyfishta dhe zbehtësi.
  7. Rrezik për shfaqjen e sëmundjeve në zemër
  8. Përqendrim i ulët dhe vonesë në reagime.
  9. Probleme me sistemin imunitar (mungesa e gjumit pengon mbrojtjen natyrale të trupit kundër infeksioneve).
  10. Marrja e vendimeve të gabuara, që vënë jetën dhe financat në rrezik.
  11. Mbiprodhim të urinës (nokturia mund të shkaktohet nga mbiprodhimi i urinës gjatë natës, që lind nevojën e zgjimit për të shkruar në tualet).
  12. Shpërqendrim në gjërat më të zakonshme.
  13. Probleme me të folurit
  14. Ftohje
  15. Dobësi të muskujve
  16. Aksidente me makinë
  17. Ulet dëshira për kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
  18. Dhimbje kronike
  19. Rritet rreziku për zhvillimin e diabetit të tipit 2, edhe tek personat që nuk janë mbipeshë.
  20. Ngathtësi
  21. Rritet rreziku për zhvillimin e disa llojeve të kancerit, sidomos ai i gjirit.
  22. Probleme me kujtesën
  23. Përçarje gjenetike
  24. Depresion dhe ankth
  25. Probleme gastrointestinale, si sindroma e zorrës së irrituar.
  26. Dhimbje koke
  27. Vdekje të parakohshme

 Burimi: Bussiness Insider / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Ja pse disa njerëz hanë kur janë të stresuar, ndërsa disa të tjerëve u prihet oreksi!
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Nga shtimi në peshë te ndryshimi i rrahjeve të zemrës, studimi zbulon për herë të parë efektet anësore të antidepresantëve
Jetë stresuese, rriten të sëmurët nga zemra dhe ata me probleme psikiatrike
Cilat ushqime duhet të shmangni kur jeni me cikël menstrual
Vuani nga diabeti? Mjeku zbulon se kur është koha më e mirë për të ecur