Efektet anësore të ibuprofenit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ilaçet për lehtësimin e dhimbjeve që mund t’i merrni pa recetë, si ibuprofeni, naproksen, acetaminofen dhe ilaçe të tjera të ashtuquajtura jo-steroidale anti-inflamatore, janë deri diku të sigurta. Prandaj ato përdoren për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, muskujve apo edhe dhëmbëve. Por, nëse ato përdoren rregullisht, ose për periudha të gjata, mund të përbëjnë rrezik për zemrën, veshkat, kockat, madje edhe dëgjimin.

Studime të shumta po dokumentojnë risqet nga përdorimi i vazhdueshëm i ilaçeve anti-inflamtore, sidomos para ose pas stërvitjes për të lehtësuar dhimbjet e kyçeve dhe muskujve.

Rrezik më të madh përbën për zemrën. Studimet kanë treguar se dozat e larta të ibuprofenit dhe ilaçeve të ngjashme me të rrisin rrezik për atak dhe probleme të tjera me zemrën me një të tretën.

Ibuprofeni, në veçanti, dyfishon rrezikun për zhvillimin e problemeve me zemrën. Një tjetër studim i kryer së fundmi, ku janë përfshirë rreth 10 milionë njerëz, ka zbuluar se njerëzit që përdorin aktualisht ilaçe anti-inflamatore janë 19% më të rrezikuar që të përfundojnë në spital me probleme me zemrën, krahasuar me ata që i kanë përdorur ilaçet në të kaluar. (Këta përdorues janë më të rrezikuar që të kenë gjakderdhje të brendshme, një efekt anësor i këtyre ilaçeve).

Studime të tilla kanë qenë të mjaftueshme për të vënë në lëvizje Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave që të vendosë rregulla strikte në lidhje me përdorimin e këtyre ilaçeve.

Zemra nuk është e vetmja që rrezikohet nga këto ilaçe. Një tjetër studim i kryer në fund të vitit 2016 zbuloi se njerëzit që i përdorin rregullisht ilaçet anti-inflamatore ishin 10% më të rrezikuar që të pësonin humbje të dëgjimit, krahasuar me ata që i përdornin vetëm me raste ose asnjëherë.

“Humbja e dëgjimit është shumë e përhapur dhe mund të ketë një ndikim të madh në jetë. Duke gjetur faktorët që çojnë në humbje të dëgjimit, na ndihmon ne të zbulojmë mënyra për të ulur rrezikun para se të nisë humbja e dëgjimit”, shprehet autori kryesor i studimit, dr. Gary Curhan.

Duke qenë se ilaçet jo-steroidale anti-inflamatore jepen pa recetë, është e lehtë të mendosh që nuk posedojnë ndonjë rrezik për shëndetin. Disa njerëz i përdorin këto ilaçe para një vrapi të gjatë ose stërvitjes në palestër për të parandaluar dhimbjen e muskujve, ndërsa të tjerë i marrin menjëherë pas stërvitjes për të ulur inflamacionin në kyçe. Gjatë një studimi të publikuar në vitin 2016, shkencëtarët zbuluan se një gjë e tillë mund të çojë në fraktura të kockave.

Saija Kontulaninen, profesoreshë e kinesiologjisë tek Universiteti Saskatchewan, në Kanada, dhe kolegët e saj studiuan një grup prej 90 të moshuarish të cilët ishin të regjistruar në trajnime stërvitëse dhe merrnin ibuprofen ose ndonjë ilaç tjetër të ngjashëm me të menjëherë pas stërvitjes. Pasi u bënë skanime kockave dhe muskujve, shkencëtarët zbuluan se njerëzit që morën ilaçin pak para stërvitjes përjetësuar më shumë humbje kockore se ata që nuk i përdornin këto ilaçe.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore