E frikshme! Ja çfarë ndodh me trupin nëse merrni ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve një javë rresht

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Përdorimi i ibuprofenit ose ilaçeve të zakonshme për lehtësimin e dhimbjeve për një javë rresht rrit rrezikun për atak në zemër, sugjeron një studim i ri.

Të dhënat nga gati 450 mijë pacientë i kanë lidhur 5 llojet e ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve – ibuprofeni, celecoksoib, diklofenaku, naprokseni dhe rofekoksib – me problemet në zemër.

Hulumtuesit shkencorë kanadezë kanë zbuluar se njerëzit që i marrin këto ilaçe në doza të larta, të quajtura ndryshe ilaçe anti-inflamatore jo-steroidale, janë më të rrezikuar. Dhe rreziku nis të rritet vetëm një javë pasi keni filluar t’i përdorni këto ilaçe.

Me fjalë të tjera, rreziku për atak në zemër rritet me gati 5 herë krahasuar me ata që nuk marrin asnjë ilaç.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Montreal theksojnë se rreziku për atak i shkaktuar vetëm nga marrja e këtyre ilaçeve është vetëm 1% në vit. Megjithatë, ata thonë se mjekët duhet të marrin në konsideratë mjekimet alternative për lehtësimin e dhimbjeve.

Në një artikull të botuar tek Revista Mjekësore Britanike, hulumtuesit shkencorë thonë: Duke qenë se rreziku për atak akut në zemër fillon të shfaqet që në javën e parë dhe bëhet më i dukshëm në muajin e parë të trajtimit me doza të larta, mjekët duhet të marrin në konsideratë peshën e rrezikut dhe përfitimet e ilaçeve anti-inflamatore jo-steroidale para se të japin trajtimin, sidomos për dozat e larta”.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?