Trëndafili i egër, thesari i maleve shqiptare që kuron shumë sëmundje

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Trëndafili i egër është shkurre e egër deri në tre metra e degëzuar dhe me gjemba të fortë, me lule në ngjyrë të bardhë me pesë petla e me erë të mirë, që bën kokrra të kuqe me shumë fara brenda, të quajtura ndryshe kaçe.

Lulet e thara të trëndafilit të egër dhe farat e tij përdoren së bashku për prodhimin e ilaçeve. Ndërsa lulet e freskëta përmbajnë shumë vitaminë C, prandaj mund të përdoren në parandalimin dhe trajtimin e ftohjes dhe gripit, si dhe mungesës së vitaminës C. Ndërsa kur thahen apo përpunohen humbasin shumë nga kjo përmbajtje e vitaminës C.

Trëndafili i egër përdoret gjithashtu për shumë probleme me stomakun, si spazmat, mungesa e acidit në stomak, për parandalimin dhe trajtimin e ulcerës, si një tonik për sëmundjet intestinale etj. Kjo bimë përdoret gjithashtu për diarrenë, kapsllëkun, gurët në tëmth, traktin urinar, sëmundjet e veshkave, edemën (mbajtjen e lëngjeve në trup), përdhesin, dhimbjet e shpinës dhe këmbëve (dhimbjet e nervit shiatik), diabeti, kolesteroli i lartë, rënien në peshë, forcon sistemin imunitar, rrit furnizimin me gjak tek gjymtyrët etj.

Tek ushqimet dhe në industrinë përpunuese, trëndafili i egër përdoret si çaj, gliko, lëngje dhe si burim natyral i vitaminës C.

Përdorimet

Efikase për:

Osteoartritin: Në përgjithësi, studimet sugjerojnë se trëndafili i egër është i mirë për njerëzit që vuajë nga osteoartriti. Shumë studime kanë treguar se përdorimi i një produkti të kësaj bime (Hyben Vital) dy herë në ditë për 304 muaj lehtëson dhimbjet dhe forcon kockat tek njerëzit që vuajnë nga osteoartriti.

Të dhëna jo të mjaftueshme për:

  • Dhimbjet gjatë ciklit menstrual: Disa të dhëna sugjerojnë se aplikimi i një formule aromaterapie që përmban livando, sherbelë dhe trëndafil të egër ndihmon për të lehtësuar dhimbjet gjatë ciklit menstrual tek gratë.
  • Obeziteti: Disa studime kanë treguar se përdorimi i pluhurit të trëndafilit të egër të përzier me lëng molle nuk ndikon në shtimin në peshë ose rritjen e niveleve të sheqerit në gjak tek njerëzit që janë obezë. Megjithatë, trëndafili egër mund të ulë nivelet e koelsterolit dhe tensionin e gjakut tek njerëzit që janë mbipeshë.
  • Artriti reumatoid: Studime të mëparshme kanë treguar se përdorimi i ekstraktit të trëndafilit të egër ndihmon në përmirësimin e disa simptomave të artritit reumatoid.
  • Parandalimin dhe trajtimin e ftohjes
  • Infeksionet
  • Forcon sistemin imunitar
  • Lehtëson dhimbjet në stomak
  • Diarrenë
  • Probleme të tjera të shëndetësore

Megjithatë, duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të përcaktuar efikasitetin e trëndafilit të egër në kurimin e këtyre sëmundjeve.

Burimi: Webmd/ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure