Shije metalike në gojë? Kjo mund të jetë arsyeja

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shija metalike në gojë zakonisht nuk është gjë serioze. Infeksionet në sistemin respirator, si ftohja apo sinuziti, mund të ndryshojnë ndjesinë e shijes. Në këtë rast, problemi do të zgjidhet sapo të shëroheni.

Keni një shije të tillë sapo konsumoni një ushqim të caktuar (peshk ose fruta të thata)? Nëse po, mund të jetë shenjë e alergjisë ndaj ushqimit dhe duhet të konsultoheni me një mjek.

Një tjetër arsye: shtatzënia. Shumë gra përjetojnë ndryshim në shqisën e shijes kur janë shtatzënë. Multivitaminat që përmbajnë metale të rënda (kopër ose zink) dhe kura të veçanta për ftohjen (si zink) mund të lënë gjithashtu një shije metalike në gojë. Disa antibiotikë dhe ilaçe për uljen e tensionit të gjakut, osteoporozën, glaukomën etj mund të shkaktojnë gjithashtu këtë shije në gojë.

Nuk ka ndonjë mënyrë për të parandaluar shijen metalike, edhe pse zakonisht është e përkohshme. Nëse vuani prej kohësh nga ky problem, duhet të konsultoheni me një mjek.

Në raste më të rralla, shija metalike mund të lidhet me çrregullime neurologjike (si demenca), probleme me mëlçinë ose veshkat, diabetin etj.

Megjithatë, këto gjendje janë më pak të zakonshmet dhe zakonisht shoqërohen me simptoma të tjera.

Burimi: Health/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë