Ngrënia natën vonë, faktor riskues për diabetin dhe sëmundjet e zemrës

Dihet tashmë lidhja mes ngrënies natën vonë dhe shtimit në peshë, por, një studim i ri sugjeron se ajo rrit gjithashtu rrezikun e zhvillimit të diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Një grup shkencëtarësh amerikanë kanë zbuluar se ngrënia natën vonë rrit nivelet e sheqerit në gjak, duke u bërë kështu shkak për zhvillimin e diabetit.

Vaktet natën vonë rrisin gjithashtu nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve, të cilat mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Dhe, në vijimësi të studimeve të mëparshme, studimi më i fundit ka zbuluar se ngrënia në orët e vona të natës shkakton shtim në peshë tek njerëzit duke ulur aftësinë e trupit për të djegur dhjamin.

Këto rezultate kanë dalë pas një studimi të kryer nga Shkolla Mjekësore Perelman në Universitetin e Pensilvanisë, të cilat konfirmojnë se ngrënia natën vonë ka një sërë efektesh negative shëndetësore.

Shkencëtarët kryen një eksperiment tek disa të rinj. Në fund të eksperimentit ata dolën në përfundimin se ngrënia pas orës 11 të natës shkakton shtim në peshë pasi ngadalësohet procesi i përpunimit të yndyrës – procesi ku yndyrat zbërthehen dhe përdoren për energji. Në këtë rast trupi metabolizonte (përpunonte) më pak lipide ose yndyra.

Ekspertët e zemrës rekomandojnë që të mos hani asnjëherë brenda dy orëve para se të flini.

Mos humbisni: Pse nuk duhet të hamë asnjëherë pas orës 7 të darkës

Profesoresha Kelly Allison, autorja kryesore e studimit, thotë: “Edhe pse ndryshimi i mënyrës së jetesës nuk është kurrë i lehtë, këto rezultate sugjerojnë se ngrënia herët mund të jetë një përpjekje e vlefshme për të parandaluar këto sëmundje kronike”.

“Kemi mjaftueshëm njohuri mbi ndikimin e tejngopjes në shëndet dhe shtimin në peshë, por tani mund të kuptojmë më mirë mbi mënyrën se si trupi i përpunon ushqimet në momente të ndryshme të ditës për një periudhë afatgjate”.

 Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin