Pyet mjekun: Më kërcasin kockat e këmbës shpesh. A vuaj nga ndonjë sëmundje?

Përgjigjet Tahir Çela, kirurg ortoped në Spitalin Universitar të Traumës

Kur themi më kërcasin këmbët, nënkuptojmë një kërcitje që ndihet në artikulacione. Kjo kërcitje mund të jetë në nyje, në gju, në kofshë etj. Në përgjithësi kërcitjet që janë pa dhimbje dhe nuk krijojnë kufizime në jetën e përditshme ne i quajmë të padëmshme, megjithatë ka dhe raste kur kërcitja mund të jetë shenjë e një sëmundje.

Për shembull, nëse një pacient ndien kërcitje të vazhdueshme në gju, dhe është i ri, arsyeja e kësaj kërcitje mund të jenë dëmtimet brenda gjurit. Një dëmtim i menisqeve kërcit, por ndonjëherë mund të jetë edhe ajo që ne e quajmë luksacion i patelës ose kupës së gjurit. Për një përgjigje më të saktë, pacienti duhet të ekzaminohet, të kryhet konsulta./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët 
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
A infektohet gjaku?
5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese