Shpëtoni nga kilogramët e tepërt me këtë pije të lehtë freskuese

Nuk ka gjë më freskuese se një pije e ftohtë e përgatitur me përbërës të shijshëm dhe të shëndetshëm njëkohësisht. Provoni këtë pije detoksikuese me limon dhe xhenxhefil për t’u rifreskuar në këto ditë të nxehta dhe për të djegur njëkohësisht kaloritë. Dy përbërësit e saj kryesorë përbëjnë një detoksikues perfekt që do t’ju ndihmojë të ndiheni po aq të lehtë sa vetë pija.

Pija detoksikuese me limon dhe xhenxhefil

Përbërësit:

  • 1 gotë ujë, në temperaturën e ambientit
  • Lëngun e gjysmës së limonit
  • 1 cm rrënjë xhenxhefili

Përgatitja

Shtoni lëngun e limonit tek një gotë ujë. Copëtoni xhenxhefilin duke përdorur një grirëse dhe shtojeni tek gota e ujit. Kjo pije është perfekte për të nisur ditën! Shumë dietologë e rekomandojnë xhenxhefilin si një produkt i mirë për rënien në peshë duke qenë se ndihmon për të hequr lëngjet e tepërta nga trupi.

Ndërsa limoni ndihmon në funksionimin e veshkave, largimin e toksinave nga trupi dhe lehtëson tretjen./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim