Shtimi i nishaneve gjatë shtatzënisë dhe zmadhimi i tyre. Pse ndodh dhe a janë të dëmshëm?

Përgjigjet Violeta Dajci, mjeke dermatologe në QSUT

Nuk njihet mekanizmi i shtimit të nishaneve në periudhën e shtatzënisë, por në fakt ndodh. Në shtatzëni ka ndryshime të disa hormoneve në organizmin e gruas, por asnjëri prej tyre nuk ka ndikim direkt në shtimin e melanociteve apo të melaninës.

Kjo është sfidë për t’u zbardhur nga shkenca e dermatologjisë në të ardhmen. Nuk ndodh tek të gjitha shtatzënat. Ato shtohen në personat që kanë predispozitë familiare, ekspozim të mëparshëm pa kriter në diell dhe aq më tepër në femrat që iu janë nështruar solareve. Si dhe në rastet e tjera, nishanet duhen mbajtur në kontroll me dermatoskopi./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës