Pyet mjekun: Kam një dhimbje të tmerrshme në anën e majtë të kokës…

Përshëndetje! Ka disa ditë që më dhemb koka në anën e majtë, mirëpo së fundmi ndiej edhe djegie brenda. Kam provuar çdo lloj ilaçi, por asgjë nuk ma ndalon dhimbjen. Çfarë të bëj?

Përgjigjet Anjeza Kuçi, mjeke ORL në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3, Tiranë.

Përshëndetje! Dhimbja e kokës mund të ketë origjina të ndryshme, sinusitis, migrena, reumatizmale etj. Dhimbja akute nga sinusitis projektohet në ballë, midis vetullave, në faqe dhe shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, bllokim hundësh, sekrecione me ngjyrë të verdhë ose jeshile nga hundët.

Dhimbja e kokës nga sinusiti kronik mund të riakutizohet në ndërrimin e stinëve dhe shoqërohet edhe me sekrecione në pjesën e pasme të hundës sidomos në mëngjes.

Fillimisht bëhet një vizitë te mjeku i familjes, i cili zakonisht ju drejton tek mjeku ORL për të bërë një diagnozë të saktë dhe nëse duhet më pas edhe një konsultë me mjekun neurolog./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur