Ushqyerja me gji parandalon dy nga sëmundjet më vdekjeprurëse tek femrat

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Nënat që ushqejnë foshnjat me gji mund të ulin rrezikun e atakut në zemër ose goditjes në tru me kalimin e viteve, ka zbuluar një studim i ri. Studime të mëparshme kanë treguar se ushqyerja me gji mund të ulë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit dhe vezores, osteoporozën dhe obezitetin – dhe tani shkencëtarët shpresojnë që ky zbulim i ri të inkurajojë më shumë gra që të ushqejnë foshnjat me gji.

Hulumtuesit shkencorë nga Britania dhe Kina analizuan të dhënat e më shumë se 280 mijë nënave nga Kina.

Pasi përjashtuan faktorët e tjerë të rrezikut, si duhanpirjen, tensionin e lartë të gjakut dhe aktivitetin fizik, ata zbuluan se nënat që ushqejnë foshnjat e tyre me gji janë 9% më pak të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës dhe 8% nga goditjet në tru, krahasuar me ato që nuk i ushqejnë asnjëherë fëmijët me gji. Sa më gjatë t’i ushqejnë fëmijët, aq më shumë ulet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare tek femrat.

Për çdo 6 muaj që nënat ushqejnë fëmijët me gji, ulet rreziku me 4% për sëmundjet e zemrës dhe 3% për goditjen në tru. Tek nënat që i ushqejnë foshnjat e tyre për gati 2 vjet, rreziku i sëmundjeve të zemrës është 18% më i vogël dhe i goditjes në tru është 17%, krahasuar me ato që nuk i ushqejnë fare.

Hulumtuesja shkencore Sanne Peters, nga Universiteti i Oksfordit, thotë se përfitimet e ushqyerjes me gji mund të shpjegohen me ndryshimet e metabolizmit pas lindjes së bebes.

“Përfitimet shëndetësore nga ushqyerja me gji tek nëna mund të shpjegohen me  “rivendosjen” e shpejtë të metabolizmit tek nëna pas shtazënisë”, thotë ajo.

Burimi: The Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak