Pediatria horror e Elbasanit

Kushtet spitalore në Pediatrinë e Elbasanit janë jashtë çdo standardi. Të vegjlit marrin trajtimin mes mykut dhe lagështirës. Që në hyrje të spitalit mund të dallosh horrorin që të pret brenda. Myk kudo, suvaja e rënë, pllakat që të japin të dridhurat kur i sheh, jo më t’i shkelësh.

Për shkak të lagështirës janë prishur edhe vizatimet në mur, dhe të japin një ndjesi frike kur i sheh mes këtij mjedisi horror.

Në këtë gjendje, ky repart më shumë të sëmur se sa të shëndosh.

Fotot janë shkrepur nga një prind i një fëmije, që shkruan tek faqja në Facebook e opinionistit Olti Curri

“Nga pediatria horror e Elbasanit. Këtu fëmija sillet për t’u terrorizuar e për t’u sëmurë me keq, se vetëm për t’u shëruar jo. Shpresoj që autoritetet përkatëse të marrin mundimin të vënë dorë se gjendja është skandaloze!/Shendeti.com.al

Pamjet flasin vetë! Shfletoni galerinë.

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm