Luleshtrydhet “multifunksionale”: ulin kolesterolin, trigliceridet, gliceminë

Përshtati në shqip: Riselma Telo

Studime të ndryshme kanë treguar për efektet  mbrojtëse të luleshtrydhes kundër disa sëmundjeve, përfshirë këtu sëmundjet kardiovaskulare dhe tumorin. Por si shpjegohet një fushe veprimi kaq e gjerë. Përgjigja qëndron mbi te gjitha ne aktivitetin antioksidues dhe antiinflamator që gjenden tek luleshtrydhet , shpjegon Maurizio Batino, profesor në Universitetin Politeknik Marche në Itali.

Komponentë të tillë ushtrojne veprim antioksidues të menjëhershëm, duke eliminuar radikalet e lira ose duke parandaluar formimin e tyre, dhe në mënyrë indirekte mund të ulin rrezikun e zhvillimit të shumë sëmundjeve të zakonshme kronike. Në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin, mund të ketë të tjera mekanizma të përfshirë. Studime sidomos kanë treguar se luleshtrydhet kanë aftësinë të ulin nivelet e kolesterolit të keq (LDL) dhe të triglicerideve, si dhe të rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak.

Ndikimi tek tumoret

Një tjetër studim i kryer nga Universiteti Politeknik Marche në Itali ka zbuluar se një ekstrakt i veçantë tek luleshtrydhet mund të parandalojë përhapjen e kancerit të gjirit.

Nga testimi i kryer tek minjtë, shkencëtarët zbuluan se luleshtrydhet ofrojnë mbrojtje kundër kancerit agresiv të gjirit.

Luleshtrydhet me pak fjale  janë të destinuara për të qenë gjithmonë edhe më shumë tëstudiuara për rolin e tyre mbrojtës, për shkak të shumëllojshmërisë të lëndëve ushqyese si vitaminat A, C, E, folate, minerale, kalcium, fibra dietik, dhe mbi te gjitha  polyfenolë, të cilat kuntribuojnë në një në mënyrë të konsiderueshme jo vetëm në rolin jetë shpëtues të luleshtrydhes,  por i japin edhe ngjyrën dhe shijën.

Burimi: Corriere della Sera / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë