Brokoli ndihmon kundër astmës

E kemi dëgjuar shpesh se perimet jeshile janë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë. Por tashmë rezulton se ato janë më të mira seç mendohej. Të hash një apo dy tasa me brokoli çdo ditë mund të jetë një mënyrë e re për të trajtuar astmatikët, thonë studiues të Melburnit.

brokoliKërkimet treguan se përbërësit tek brokoli dhe lakrat e tjera mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër problemeve të frymëmarrjes që mund të shkaktojnë astmë.

“Në Australi, astma prek një në dhjetë vetë dhe kjo është një shifër në rritje”, u shpreh Nadia Mazaraki, student nderi i Universitetit të Melburnit, i cili kreu një studim nën mbikëqyrjen e doktorit Tom Karaxhanit.

Brokoli është e pasur me vitaminë A dhe C, vitaminë B-6 dhe përmban hekur, kalcium dhe fibra dietike. Pjesë e familjes së lakrave dhe gjithashtu besohet që të ketë aftësi antikancerogjene.

Testet laboratorike nga universiteti gjithashtu treguan se ngrënia e perimeve nga familjet e lakrave, ul madje dhe dëmet e mushkërive.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?