Pyet mjekun: Çfarë efekti ka mjalti tek të sëmurët me diabet?

Përshëndetje! Nëse është e mundur, desha të di efektet e mjaltit tek të sëmurët me diabet. Faleminderit!

Përgjigjet Dashamir Gjergji, mjek endokrinolog në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë.

Në popullatë qarkullon rëndom mendimi se mjalti i bën mirë diabetit, por si një produkt super i koncentruar, sigurisht që ne nuk e rekomandojmë pasi nuk ka asnjë efekt pozitiv nga ana e trajtesës së diabetit. Megjithatë, jo të gjithë llojet e mjaltit kanë të njëjtën efekt apo përqindje sheqeri. Për shembull, mjalti i gështenjës, maresë, dëllinjës, akacias etj, që janë pak të hidhur dhe kanë përqindje më të ulët sheqeri, edhe mund edhe të përdoren nga pak, por që parimisht më e mira për këta pacientë do të ishte që të mos e konsumojnë fare, pasi vetëm e përkeqëson sëmundjen duke rritur nivelin e sheqerit në gjak./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?