Pësoi atak kardiak gjatë stërvitjes, ndahet nga jeta boksierja 26-vjeçare

Kampionia më e re në boks, francezja Angelique Duchemin, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, pasi ka pësuar një atak kardiak gjatë stërvitjes.

Boksierja 26-vjeçare ishte kampione e botës në fuqi për peshat 54-57 kg, ndërkohë që humbi jetën në qytetin Perpignan në jug të Francës.

Duchemin pësoi një arrest kardiak të hënën në qendrën stërvitore të saj në Thuir, ndërsa u shpall e vdekur pak pasi kishte mbërritur në spital.

Ajo u kurorëzua kampione e Evropës në dhjetor të vitit 2015, përpara se të bëhej edhe kampione e botës në maj të këtij viti.

Duchemin pritej të ngjitej sërish në ring për të mbrojtur titullin kampion në tetor të këtij muaji.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kolegeve të saj në sport, apo rivale, me kampionen olimpike Estelle Mossely që shkroi në “Twitter” mbi trishtimin dhe shokun që kishte përjetuar pasi kishte mësuar lajmin e vdekjes së saj.

“E prita shumë keq lajmin e vdekjes së Angelique Duchemin. Kemi qenë bashkë që nga fillimet e këtij sporti. Ajo ishte shumë e re… Ngushëllime familjes së saj”.

Burimi: The Sun / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?