Virusi që alarmoi botën mund të shërbejë si kurë për një nga format më vdekjeprurëse të kancerit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një virus i rrezikshëm, që mund të shkaktojë dëmtime të rënda në trurin e foshnjave, mund të ofrojë së shpejti një trajtim të ri për personat që vuajnë nga tumori në kokë. Në këtë përfundim kanë arritur një ekip shkencëtarësh nga Amerika.

Deri tani virusi Zika është parë si një kërcënim global për shëndetin dhe jo si kurë për një sëmundje kaq vdekjeprurëse siç është tumori në kokë.

Megjithatë, studimi më i fundit thotë se ky virus mund të përzgjedhë të infektojë dhe vrasë qelizat kancerogjene që janë të vështira për t’u trajtuar tek personat që vuajnë nga tumori në kokë.

Shkencëtarët kanë kryer një eksperiment tek minjtë,  ku u injektuan virusin Zika në kokë. Në fund rezultoi që virusi Zika tkurri vetëm tumoret agresive, ndërsa qelizat e tjera të trurit nuk i preku fare.

Nuk e kanë vendosur akoma nëse do të bëjnë eksperimente tek njerëzit, megjithatë ekspertët besojnë se virusi Zika mund të injektohet në tru në të njëjtën mënyrë siç bëhen operacione për të hequr masën tumorale, raporton Journal of Experimental Medicine.

Trajtimi me virusin Zika ka funksionuar edhe tek mostrat e qelizave të njeriut pas eksperimenteve të kryera në laborator.

Burimi: BBC/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara