Kujdes! Mos e përdorni sherbelën nëse po mjekoheni me këto ilaçe

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Sherbela është disi e sigurt kur përdoret në ushqime. Është ndoshta e sigurt kur merret nga goja ose aplikohet në lëkurë në sasi mjekësore për një kohë të shkurtër (deri në 4 muaj).

Ajo mund të jetë e sigurt edhe nëse merret nga goja në doza të larta ose për një kohë më të gjatë. Disa lloje të sherbelës (Salvia officinalis) përmbajnë një përbërës të quajtur “thujone”, që mund të bëhet shkak për helmim nëse e teproni me të. Ky përbërës mund të shkaktojë dëmtime në mëlçi dhe sistemin nervor. Sasia e këtij përbërësi ndryshon sipas llojit të bimës, kohës së korrjes, kushteve të rritjes dhe faktorë të tjerë.

Nga ana tjetër, sherbela mund të kundërveprojë me disa ilaçe të caktuara, prandaj duhet të keni kujdes nëse po mjekoheni me këto ilaçe.

Mjekimet për diabetin (ilaçet kundër diabetit) kundërveprojnë me sherbelën

Sherbela mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Mjekimet për diabetin përdoren gjithashtu për të ulur këto nivele. Nëse i përdorni të dyja njëkohësisht, mund të ulen nivelet më shumë seç duhet. Monitoroni sheqerin në gjak me kujdes. Mund të duhet të ndryshohet doza e ilaçeve për diabetin (sigurisht me aprovimin  e mjekut).

Mjekimet e përdorura për të parandaluar krizat epileptike kundërveprojnë me sherbelën

Ilaçet e përdorura nga njerëzit që vuajnë nga epilepsia ndikojnë tek substancat kimike në tru. Nëse i përdorni këto ilaçe njëkohësisht me sherbelën, mund të ulet efikasiteti i tyre në parandalimin e krizave.

Mos humbisni: Sherbela, vetitë e panjohura të bimës kurative

Ilaçet kundër depresionit kundërveprojnë me sherbelën

Sherbela mund të shkaktojë përgjumje. Edhe ilaçet që përdoren kundër depresionit, ankthit apo pagjumësisë, të quajtura sedativë, mund të shkaktojnë përgjumje. Nëse i përdorni njëkohësisht si ilaçet ashtu edhe sherbelën, atëherë mund të shkaktohet më shumë përgjumje seç duhet.

Dozat

Dozat e mëposhtme janë studiuar në studime shkencore

Nga goja

Për trajtimin e sëmundjes së alcajmerit: 1 gram sherbelë në ditë. Është përdorur gjithashtu një dozë e ekstraktit të sherbelës, duke e rritur gradualisht në 2.5 mg 3 herë në ditë.

E aplikuar në lëkurë

Për trajtimin e herpesave: Një krem që përmban 23 mg/gram ekstrakt të sherbelës dhe raven secila mund të aplikohet çdo 2-4 orë derisa të hiqen.

Burimi: Webmd / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë