Ky truk i thjeshtë do t’ju shpëtojë nga infeksionet urinare

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Duke konsumuar sa më shumë ujë, ju mund të ulni rrezikun e zhvillimit të infeksioneve të traktit urinar. Kjo është sidomos e rëndësishme për gratë të cilat janë më të predispozuara të preken nga infeksionet.

Një studim i ri, i prezantuar gjatë konferencës IDWeek 2017™, zbuloi se gratë të cilat rrisin sasinë e ujit çdo ditë janë më pak të rrezikuara të preken nga infeksionet urinare.

“Edhe pse mjekët u kanë rekomanduar gjithmonë grave të cilat janë më të rrezikuara nga infeksionet e traktit urinar që të konsumojnë sa më shumë ujë, nuk është bërë asnjëherë një eksperiment real”, thotë autori kryesor i studimit, Thomas M. Hooton, drejtues i klinikës së Divizionit të Sëmundjeve Infektuese, tek Shkolla Mjekësore e Univeritetit të Majamit.

“Është mirë të dihet që ky rekomandim është i vlefshëm dhe që konsumimi i ujit është një mënyrë e lehtë dhe e sigurt për të parandaluar infeksione të ndryshme”.

Gratë janë më të predispozuara nga burrat për t’u prekur nga infeksionet urinare, duke qenë se uretra e tyre është më e shkurtër, që do të thotë se është më e lehtë për bakterin të kalojë nga rektumi dhe vagina në fshikëzën  e urinës. Duke pirë sa më shumë ujë, rritet mundësia për nxjerrjen jashtë të baktereve nga fshikëza dhe ulen mundësitë për ngjitjen e baktereve në qelizat që rrethojnë traktin urinar.

Burimi: The Guardian / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti