Pyet mjekun: I kam këmbët shumë të ënjtura…


I kam këmbët shumë të ënjtura, shpesh ndiej dhe dhimbje. Më kanë rekomanduar ujin me kripë, por nuk kam parë ndonjë efekt…

Përgjigjet Rovena Liço, mjeke reumatologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.1, Tiranë.

Ënjtja e këmbëve është një nga ankesat më të zakonshme dhe shkaktohet nga dalja e lëngjeve nga shtrati vazal dhe akumulimi i tij në indet përreth. Nga shkaqet kryesore të saj janë mbajtja e kripës prej organizmit, nivelet e ulëta të albuminës në gjak si rezultat i sëmundjes së veshkave ose mëlçisë, celulitis (formë infeksioni e indit nën lëkurë), insuficienca venoze, pamjaftueshmëria kardiake,
shtatzënia, probleme të drenimit nga enët limfatike. Një ndikim ka edhe qëndrimin pa lëvizur për një kohë të gjatë, ndryshimet hormonale, marrja e disa medikamenteve si anti-inflimatorët josteroide, kortizonikët, disa preparate kardiake etj. Për lehtësimin e dhimbjeve ne rekomandojmë aktivitetin fizik, shmangien e shtimit në peshë, përdorimin e çorapeve të llastikut, ngritjen e këmbëve mbi nivelin e trupit disa herë në ditë si teknikë për të evituar mbetjen e gjakut në periferi, evitimin e qëndrimit gjatë në këmbë pa lëvizur etj. Pjesa e diuretikëve, antikoagulantëve, antibiotikëve etj, vendoset vetëm pas konsultës me mjekun./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj