Shifra të frikshme: Ja sa njerëz vdesin çdo vit vetëm nga ajri i ndotur

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ndikimet fatale të ndotjes së ajrit vërehen në të gjithë planetin. Në vitin 2015, gati 1 në 6 vdekje (rreth 9 milionë njerëz në të gjithë botën) janë lidhur me ndonjë formë të ndotjes së ajrit, ujit, naftës, grimcave kimike etj.

Ndotja e ajrit është deri tani shkaktari më i madh i vdekjeve të parakohshme, ka zbuluar një studim i ri i kryer nga Komisioni i Ndotjes së Ajrit dhe Shëndetit tek revista The Lancet. Kjo formë e ndotjes së ajrit ka shkaktuar rreth 6.5 milionë viktima në vitin 2015.

Ndotja e ujit, përgjegjëse për 1.8 milionë vdekje, dhe ndotja e ajrit e lidhur me vendin e punës, përgjegjëse për 0.8 milionë vdekje, posedojnë rreziqet e tjera më të larta, citohet në raport.

Pjesa më e madhe e fatkeqësive të lidhura me ndotjen e ajrit (92%) kanë ndodhur tek njerëzit që jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Dhe, 1 në 4 vdekje të parakohshme kanë ndodhur tek kombet që janë përpjekur të industrializohen menjëherë – si India, Pakistani, Kina, Bangladeshi, Madakaskari dhe Kenia.

“Ndotja e ajrit, fatkeqësisht, ka prekur më shumë vendet e varfra dhe në zhvillim”, thotë dr. Olusoji Adeyi, komisioner dhe drejtues i Grupit të Bankës Botërore për shëndetin, ushqyerjen dhe praktikat e popullsisë Globale.

Në shtete me çdo nivel të ardhurash, sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit janë më të përhapur tek grupet minoritare dhe ato të margjinalizuara.

“Rreziku më i lartë paraqitet tek fëmijët”, thotë Adeyi. “Është e rëndësishme të përkthejmë këtë paralajmërim në veprim në nivele lokale, kombëtare dhe globale”.

Dr.  Philip J. Landrigan, lider i komisionit, thotë se problem janë substancat kimike.

“Ka me mijëra substanca kimike ku njerëzit janë të ekspozuar”, thotë Landrigan.

“Nuk dimë akoma mjaftueshëm se çfarë po i shkaktojnë këto substanca kimike njeriut”.

Burimi: CNN / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën
Shqipërisë i mungon infrastruktura dhe mjeku gjeriatër për të moshuarit, rekomandimet