Nëse keni këtë simptomë, duhet të shkoni menjëherë tek mjeku

Përshtati në shqip: Blertina Koka

1% e grave nuk janë në dijeni se nevoja për të urinuar shpesh është një simptomë e kancerit të vezores, ka zbuluar një sondazh i ri. Sondazhi i kryer nga Target Ovarian Cancer zbuloi se simptomat më të zakonshme të kësaj sëmundjeje, si dhimbja në pjesën abdominale dhe fryrja e barkut, nuk njihen nga shumica  e grave. Vetëm 1/5 nga 1000 gratë e intervistuara përmendën fryrjen e shpeshtë të barkut si simptomë.

Problemi me simptomat  e kancerit të vezores është se janë jo-specifike. Nëse i përjetoni këto simptoma shpesh për më shumë se 12 herë në muaj, lini një takim me mjekun specialist.

Ekspertët shpresojnë të ndërgjegjësojnë gratë mbi simptomat e zakonshme të kancerit të vezores, për t’i kontrolluar ato vetë, kështu ato që preken nga kjo sëmundje të mund të kërkojnë ndihmë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Gjithsesi, një studim i vitit 2009 ka zbuluar se nga 100 gra të cilat kanë nevojë të shkojnë në tualet shpesh, vetëm 2 ose 3 mund të kenë kancer të vezores.

Pavarësisht se është lloji i katërt më i zakonshëm i kancerit të femrat – pas kancerit të gjirit, mushkërisë dhe zorrës – një mjek specialist mund të hasë vetëm 1 rast me kancer të vezores çdo 5 vite, mesatarisht.

Duke pasur parasysh përgjithësimin e këtyre simptomave, pjesa më e madhe e pacientëve nuk marrin një diagnozë të saktë derisa të jetë shumë vonë.

Vetëm 4% e garve janë të bindura që simptomat të cilat po përjetojnë vijnë si pasojë e kancerit të vezores.

Disa nga pacientet madje mund të mos përjetojnë as edhe ndonjë simptomë.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Simptomat e kancerit të vezoreve që vetëm 1% e grave i dinë

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?