Gërhitja, shkaqet dhe ndërlikimet shëndetësore

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Gërhitja është  një tingull i ngjirur dhe i vrazhdë që krijohet kur keni bllokim të pjesshëm të frymëmarrjes gjatë gjumit për shkak të një problemi të caktuar. Shpeshherë gërhitja mund të jetë tregues i problemeve serioze me shëndetin. Për më tepër, ajo mund të jetë shumë e bezdisshme për partnerin/partneren tuaj.

Më shumë se gjysma e të rriturve gërhasin në një periudhë të caktuar kohe gjatë jetës së tyre. Gërhitja ndodh kur ajri kalon në indet e fytit dhe shkakton vibrim të tyre ndërsa merrni frymë, prandaj krijohet edhe ai tingulli karakterizues.

Ndryshimi i mënyrës së jetesës, si rënia në peshë, shmangia e alkoolit para se të flini ose fjetja në një anë, mund të ndihmojnë në ndalimin e gërhitjes.

Simptomat

Gërhitja shpesh shoqërohet më çrregullim të gjumit, i quajtur apnea obstruktive e gjumit. Jo të gjithë ata që gërhasin kanë këtë çrregullim, por, nëse gërhitja shoqërohet me një nga  simptomat e mëposhtme, është e këshillueshme të vizitoheni nga një mjek për të shmangur përkeqësime të mëtejshme:

  • Zhurmë gjatë fjetjes
  • Gjendje të përgjumur gjatë ditës
  • Vështirësi në përqendrim
  • Dhimbje koke në mëngjes
  • Dhimbje të fytit
  • Gjumë jo të qetë
  • Gulçime ose marrje fryme gjatë natës
  • Tension i lartë i gjakut
  • Dhimbje të kraharorit gjatë natës
  • Gërhitja juaj është aq e zhurmshëm sa keni ndërprerë gjumin e partnerit/partneres tuaj
  • Zgjoheni gjatë natës sepse është duke ju marrë fryma

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Paraqituni tek mjeku nëse keni një nga simptomat e lartpërmendura, pasi mund të jenë tregues nëse  gërhitja shkaktohet nga një gjendje më e rëndë, siç është apnea obstruktive e gjumit.

Konsultohuni më pediatrin nëse fëmija juaj gërhet, pasi edhe fëmijët mund të vuajnë nga apnea. Shkaktaret e apneas obstruktive të gjumit tek fëmijët mund të jenë: probleme me hundën dhe fytin, bajamet e zgjeruara, obeziteti i cili ngushton rrugët e frymëmarrjes tek fëmijët.

Shkaqet

Shumë faktorë , si anatomia e gojës dhe sinuseve, konsumimi i alkoolit, alergjitë, gripi dhe pesha mund të shkaktojnë gërhitjen.

Kur ju zë gjumi dhe vazhdoni nga një gjumë i lehtë në gjumë të rëndë, muskuli në kulmin e gojës, gjuha dhe fyti relaksohen.  Indet e fytit relaksohen mjaftueshëm  sa mund të bllokojnë pjesërisht rrugët e frymëmarrjes dhe dridhen.

Sa më e ngushtë të jetë rruga e frymëmarrjes, aq me forcë bëhet frymënxjerrja. Kjo shkakton shtimin e vibrimit të indeve dhe atë gërhitjen e fuqishme.

Kushtet e mëposhtme mund të prekin rrugët e frymëmarrjes dhe shkaktojnë gërhitje:

Anatomia e gojës. Pasja e  një qiellze të butë dhe të ulët sjell ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes. Njerëzit të cilët janë të shëndetshëm mund të kenë inde të tepërta në pjesën e prapme të fytit, ku mund të shkaktojnë edhe ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes. Gjithashtu, nëse pjesa trekëndore e indeve që varen nga qiellza e butë (uvula) është e zgjatur, mund të pengohet qarkullimi i ajrit dhe të shtohet dridhja.

Konsumimi i alkoolit. Gërhitja mund të shkaktohet edhe nga konsumimi i tepërt i alkoolit para gjumit. Alkooli relakson muskujt e fytit dhe ul mbrojtjen natyrale kundër bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.

Probleme hundore. Bllokimi kronik i hundëve ose ndarja jo simetrike  e tyre mund të ketë si pasojë gërhitjen.

Deprivimi i gjumit. Mos fjetja mjaftueshëm sjell relaksim  të mëtejshëm të fytit.

Pozicioni kur flini. Gërhitja është më e vazhdueshme dhe e zhurmshme kur ju flini shtrirë me shpinë pasi sjell ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes.

Apnea obstruktive e gjumit. Gërhitja lidhet gjithashtu me apnean obstruktive të gjumit. Në këtë rast, indet e fytit bllokojnë rrugët e frymëmarrjes pjesërisht ose plotësisht duke ju penguar marrjen frymë lirisht.

Apnea obstruktive e gjumit karakterizohet nga një gërhitje e zhurmshme e ndjekur nga periudha të shkurtra qetësie kur kemi ndalim të frymëmarrjes  ose thuajse ndalim të saj. Gradualisht, kjo pauzë në frymëmarrje mund të sinjalizojë zgjimin, mund të zgjoheni nga një gërhimë me zë të lartë ose tingull gulçues.

Mund të keni një gjumë të lehtë për shkak të ndërprerjes gjatë gjumit.  Kjo mënyrë e ndërprerjes së frymëmarrjes mund të përsëritet disa herë gjatë natës.

Njerëzit të cilët vuajnë nga apnea obstruktive e gjumit përjetojnë moment të ngadalësimit të frymëmarrjes ose ndalimit të saj të paktën pesë (5) herë gjatë një (1) ore gjumi.

Burimi: Mayo Clinic/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën