Thoni lamtumirë temperaturës së lartë me trajtime natyrale

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Temperatura e lartë është një reagim i trupit kur sistemi imunitar po përpiqet të luftojë bakteret e dëmshme në trup. Por kjo nuk do të thotë që mund të jetë një gjendje shqetësuese, duke qenë se është një simptomë e zakonshme për  një sërë sëmundjesh të ndryshme, duke variuar nga më të lehta tek më serioze.

Për  një nënë, të paturit e fëmijës më temperaturë në mes të natës është një ndjesi e trishtuar. Pavarësisht kësaj, disa prindër dhe ekspertë përsëri promovojnë një trajtim natyral sesa trajtimin përmes medikamenteve, të cilat mund të dëmtojnë mëlçinë dhe veshkën nëse përdoren në periudha afatgjate. Nëse jeni një prej kësaj kategorie, këto metoda mund t’ju ndihmojnë:

  • Vishuni lehtë. Duke qenë se duhet të ulim temperaturën, e veshura trashë  mund të jetë e dëmshme për gjendjen tuaj shëndetësore. Ekspertët këshillojnë të hiqni gradualisht një ose dy nga rrobat që keni veshur, kështu mund të rregulloni temperaturën e trupit.
  • Dush i vakët. Nënat gjithmonë na kanë këshilluar të mos bëjmë dush kur jemi me temperaturë, sepse besojnë që mund ta përkeqësojnë gjendjen. Por, kjo nuk është e vërtetë. Mund të mos e besoni, por dushi i vakët do t’ju ndihmonte me temperaturën.  

Forcimi i sistemit të imunitetit. Për ta bërë këtë ju duhet të plotësoni vitaminat dhe mineralet e nevojshme, siç janë vitamina C dhe zinku, për të ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar dhe për të luftuar shkaktarin e etheve.  Nëse fëmija juaj është  nazeli, do jetë edhe më shumë problematik kur është i sëmurë, prandaj duhet të jeni të duruar dhe  kreativ kur t’i jepni ushqime me kalori. Më poshtë janë disa ushqime të cilat mund t’i përgatisni në shtëpi:   

  • Lëngu i kockave të mishit dhe supërat e tjera mund të jenë një zgjedhje tjetër shumë e mirë, kur i sëmurit i duhen sa më shumë lëngje të cilat janë të pasura me përbërje me vlera ushqimore.
  • Përzini vaj kokosi në disa nga ushqimet që do të konsumoni pasi do t’iu ndihmojë jo vetëm t’i japë një shije më të mirë por edhe më shumë vlera ushqimore. Vaji mrekullibërës është quajtur ashtu sepse funksionon dhe si antibakterial dhe agjent anti-viral, i cili ndihmon trupin të luftojë bakteret që shkaktojnë çdo sëmundje që sjellin temperaturë/ ethe.
  • Çaj me mente ndihmon të pushimin e dhimbjes së kokës si dhe dhimbjet e muskujve të shkaktuara nga temperatura. Mund të përdorni dhe çaj bimor, si kamomili.

Shtoni krip epsom ose magnez dhe pluhur xhenxhefili në ujë gjatë dushit. Kjo të ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të muskujve që shoqërohen nga temperatura.

Burimi: Health Digezt / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë