Vuani nga artriti reumatoid? Këto 2 super-ushqime do t’jua lehtësojnë dhimbjet

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Këto janë 2 super-ushqimet që mund të lehtësojnë dhimbjet dhe ënjtjet në kyçe, dhe të ngadalësojnë zhvillimin e sëmundjes, thonë hulumtuesit shkencorë.

Kumbullat e thata, shega, drithërat, erëzat si xhenxhefili dhe shafrani i Indisë, si dhe vaji i ullirit mund t’ju ndihmojnë gjithashtu.

Këto ushqime mund të lehtësojnë inflamacionin dhe dhimbjet e kockave.

“Konsumimi i rregullt i fibrave të caktuara dietike, perimeve, frutave dhe erëzave, si dhe eliminimi i përbërësve që shkaktojnë inflamacion dhe dëmtime, mund të ndihmojnë pacientët në menaxhimin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti reumatoid”, thotë autori i studimit, Bhawna Gupta, profesor në Shkollën e Bioteknologjisë tek Universiteti KIIT në Odisha, Indi.

“Pacientët që vuajnë nga artriti reumatoid duhet të heqin dorë nga dieta “ha gjithçka ”, pirja e duhanit apo alkoolit, dhe duhet të kalojnë tek dieta mesdhetare, ose dietat e eliminimit, siç mund ta këshillojë mjeku.

Dieta “ ha gjithçka” përfshin ushqime si nga burimet bimore ashtu edhe shtazore.

Përfshirja në dietë e probiotikëve – lëndë ushqyese që gjenden në ushqime si kosi dhe shtesa dietike që përmbajnë mikroorganizma të dobishme – mund të ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e dhimbjeve.

Zakonisht për trajtimin e artritit reumatoid përdoren ilaçe anti-reumatike, që në disa raste janë edhe shumë të kushtueshme.

Prandaj, menaxhimi i sëmundjes nëpërmjet ushqimit dhe dietës nuk posedon asnjë efekt anësor të rrezikshëm dhe është një opsion relativisht i lehtë dhe i lirë.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?