Vajza mahnit mjekët, e para që i ka mbijetuar deri tani një tumori të rrallë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një 7-vjeçare është ndër rastet e para që i ka mbijetuar deri tani një tumori të pakurueshëm në tru. Mjekët i dhanë vetëm 9 muaj jetë vogëlushes Kaleigh Lau, kur u diagnostikua në prill të 2016 me Diffuse Intrinsic Pontine Giloma (DIPG), një tumor i rrallë në tru që prek kryesisht fëmijët. Në janar të këtij viti mjekët i thanë familjes se tumori ishte përhapur dhe nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Të dëshpëruar, prindërit e saj Scott dhe Yang filluan të kërkonin në internet për mjekime alternative dhe vendosën të rrezikonin duke e dërguar vajzën në një qendër trajtimi në Monterei, Meksikë.

Vetëm një javë pasi mori trajtimin e parë në një spital në Monterei, Kaleigh filloi të shfaqë shenja përmirësimi.

“Kishin kaluar vetëm 7 ditë nga trajtimi i parë kur filloi të lëvizte dorën dhe të ecte më mirë”, tregon i ati i vajzës.

Deri tani prindërit e saj kanë shpenzuar 350 mijë paundë për shërimin e vajzës, por iu nevojiten edhe më shumë para për vazhdimin e trajtimit. Disa shoqata bamirësie dhe personazhe të njohur, si autorja e Harry Potter, J K Rowling, producenti Simon Cowell, këngëtarja Olly Murs dhe politikani britanik Jeremy Corbyn, kanë dhuruar shuma të mëdha parash për shërimin e vajzës.

Edhe pse tumori ka filluar të tkurret, ënjtja në trurin e vogël po shkakton tani probleme. Mjekët kanë frikë se mund të jetë po aq vdekjeprurëse pasi mund të prekë nervat.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak