Më efektive se ilaçet: Mënyrat krejtësisht natyrale për luftimin e diabetit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Dieta ushqimore dhe stërvitja rregullisht mund të jenë më efikase se ilaçet për mbajtjen nën kontroll të diabetit të tipit 2, sugjeron një studim i ri.

Pacientët që bëhen pjesë e programeve për rënien në peshë kanë më pak nevojë për ilaçe dhe priren të kenë nivele më normale të sheqerit në gjak, ka zbuluar studimi i ri.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Glasgow në Skoci monitoruan 1500 pacientë që vuanin nga diabeti i tipit 2, të cilët merrnin mësime për mënyrën e jetesës nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit, krahasuar me pacientët që nuk ishin pjesë e këtyre kurseve.

Ata iu nënshtruan gjithashtu aktiviteteve të tjera fizike për të rënë në peshë.

Autorja kryesore e studimit, dr. Jennifer Logue, nga Universiteti Glasgow, tregon: “Ky është studimi i parë real në botë që tregon se programet e menaxhimit të mënyrës së jetesës dhe peshës mund të kenë një efekt afatgjatë të dobishëm.

Një studim tjetër i publikuar muajin e kaluar zbuloi se një dietë 3-mujore e pasur me supëra dhe lëngje nuk ndihmon vetëm në mbajtjen nën kontroll të diabetit të tipit 2, por edhe në trajtimin e tij.

Ndërsa studimi i fundit, i publikuar tek revista “Diabeti, Obeziteti dhe Metabolizmi”, tregon se një dietë më e arritshme mund të kontrollojë të paktën diabetin, shpesh edhe më mirë se ilaçet.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin