Diabeti dhe sëmundjet e zemrës – vetëm disa nga rreziqet e të punuarit ulur

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur çon në krijimin e një mase dhjamore përreth organeve të trupit, duke rritur kështu rrezikun për zhvillimin e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Një studim i ri ka zbuluar se personat që kalojnë një kohë të gjatë ulur kanë nivele më të larta të masës dhjamore në pjesën abdominale dhe përreth organeve.

Kjo masë dhjamore rrethon mëlçinë, pankreasin dhe veshkat.

Studimi i ri sugjeron se, edhe nëse nuk e shmangni dot faktin që duhet të punoni ulur, të paktën të bëni stërvitje apo aktivitet fizik kur keni mundësi, për të ulur kështu rrezikun e prekjes nga këto sëmundje vdekjeprurëse.

Autori kryesor i studimit, dr. Joe Henson, nga Universiteti Leicester, thotë: “E dimë që qëndrimi për një kohë të gjatë ulur është një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve vdekjeprurëse, si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës. Por, përveç kësaj, formimi i dhjamit përreth organeve të brendshme na rrezikon gjithashtu nga këto sëmundje”.

Ekspertët thonë se edhe njerëzit që duken të dobët mund ta kenë përbrenda këtë masë dhjamore të rrezikshme – që rrethon mëlçinë, pankreasin dhe veshkat.

Studime të ndryshme kanë treguar për një lidhje mes dhjamit përreth organeve të brendshme dhe rritjes së rrezikut për zhvillimin e kancerit, goditjes në tru dhe sëmundjeve të zemrës.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak