Luftoi fort me kancerin dhe arriti të mbijetojë, por nuk i shpëtoi aksidentit tragjik nga një makinë elektrike pa drejtues. Kjo ngjarje tragjike ka ndodhur në Kanada, kur 5-vjeçarja Camila De Almeida Torcato dhe i ati i saj po dilnin nga shkolla në momentin që një makinë elektrike udhëton drejt tyre duke i aksidentuar. Vajza ndërroi jetë në spital nga plagët e rënda të marra gjatë aksidentit, ndërsa i ati mbeti i plagosur.
“Ishte një vajzë shumë speciale, pati probleme më parë, vuante nga kanceri, por ishte luftarake”, tregon i ati.
“Ishte një vajzë shumë e ëmbël, e turpshme, por shumë e ëmbël”.
Vajza kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në kopsht pasi i mbijetoi kancerit.
Burimi: BBC / Shendeti.com.al

