Përshtati në shqip: Ilma Lamçe
Të gjithë ne do të dëshironim që ambienti ku punojmë të ishte i pastër. Por për fat të keq nuk është kështu. Përveç ulëses së tualetit në banjo, mendojmë se një zyrë është pa mikrobe apo diçka tjetër jo të pastër. Nëse do të bënim testin e pastërtisë, i cili vlerëson nivelin e pastërtisë së një sipërfaqe, do të zbulojmë se shumica e gjërave që përdorim në zyrë nuk janë të pastra. Këtu do të gjeni 10 artikujt që kanë shënuar nivelin më të lartë të papastërtisë, duke u konsideruar si burim serioz i sëmundjeve.
- Doreza e kafesë
Mendoni se sa shumë duar kapin dorezën e kafesë çdo ditë, por jo të gjitha duart janë 100% të pastra. Sipas ekspertëve, 48% e enëve të kafesë përmbajnë baktere të dëmshme në sipërfaqen e tyre, prandaj sigurohuni të lani duart pas përdorimit të tyre.
- Mausi i kompjuterit
Kjo nuk është një surprizë pasi një maus është një nga mjetet më të përdorura në një zyrë, e cila preket nga shumë persona. Prandaj sigurohuni t’i pastroni ato të paktën çdo ditë.
- Tualeti
Ndoshta keni menduar se do të renditej në vend të parë, por është vlerësuar se ka një nivel mesatar të papastërtisë. Kjo nuk do të thotë se duhet t’i përdorni sa më shumë të jetë e mundur. Ajo që këshillohet në këtë rast është të pastroni vendin sa herë që e përdorni, duke shmangur infeksionet e ndryshme.
- Makinat shitëse
Nëse jeni me fat që keni një makinë shitëse në zyrën tuaj, keni vënë re se sa e zënë është. Të gjithë ata gishta që kanë shtypur aq shumë butona nuk përbëjnë një sipërfaqe higjienike. Ekspertët raportojnë se 21% e të gjitha butonave kanë një predispozitë të lartë për përhapjen e sëmundjeve.
- Tastiera
Tastiera është një nga artikujt më të papastër. Duhet të tregoni kujdes duke larë duart pasi përfundoni punë me përdorimin e saj. Dhe, nëse jeni duke konsumuar ushqime dhe ju bie diçka në tastierë, i bëni vetes një favor nëse nuk e hani atë.
- Rubineti
Çezmat e lavamanit janë një vendstrehim për bakteret. Shumica e njerëzve e përdorin pasi kanë prekur enët e pista apo ushqime të ndryshme.
- Celulari
Mjafton të mendojmë sa shpesh i përdorim telefonat dhe që i marrim me vete kudo, në çdo ambient, në tualet, në tren dhe në shtrat. Mikrobet janë shumë të përhapura dhe në këtë mënyrë i mbajmë gjithë kohës pranë vetes. Prandaj ajo që këshillohet është ta pastrojmë telefonin sa më shpesh të jetë e mundur.
Burimi: Independent / Shendeti.com.al

