Përshtati në shqip: Blertina Koka
Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar nëntorin e vitit të kaluar, i cili sugjeron se dieta DASH ul tensionin e gjakut më mirë se ilaçet vetëm pas 4 javësh. Kufizimi i kripës dhe konsumimi i shumtë i frutave dhe perimeve dhe produkteve të bulmetit me pak yndyra, ndihmoi në uljen e tensionit të gjakut tek njerëzit me një mesatare prej 21 mm Hg, thuhet në studim.
Shumica e ilaçeve zakonisht ulin nivelet e tensionit të lartë të gjakut me gati 10-15 mm Hg, por shkaktojnë efekte anësore si lodhje, marramendje dhe dhimbje koke.
Autorja kryesore e studimit, dr. Lawrence Appel, nga Universiteti i Harvardit, thotë: “Ajo çfarë po vëzhgojmë nga ndërhyrja e dietës së kombinuar është ulja e niveleve të tensionit sistolik të gjak pa aq shumë sa ilaçet e dhëna me rekomandimin e mjekut. Është një mesazh i rëndësishëm për pacientët që mund të marrin shumë përfitime nëse ndjekin një dietë të shëndetshme të ulët në sodium (kripë).
Me mijëra njerëz në të gjithë botën vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, që i vë ata në rrezik nga sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru.
Dieta DASH është e pasur në fruta, perime, fruat të thata, mish pa dhjamë, drithëra dhe peshk. Ajo është gjithashtu e ulët në ushqimet e përpunuara, pijet me sheqer, kripa dhe mishi i kuq.
Kjo dietë mbron gjithashtu shëndetin mendor dhe ndihmon në rënien në peshë.
Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al


