Nga drejtori deri tek infermierët, të gjithë pushohen nga puna për një gabim të pafalshëm

Përshtati në shqip: Blertina Koka

I gjithë stafi i një spitali në Nairobi, Kenia (duke filluar nga CEO deri tek infermieret) është shkarkuar nga puna pasi operuan në kokë pacientin e gabuar.

Një pacient duhet t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale në kokë për mpiksje të gjakut në tru, ndërsa tjetri kishte nevojë vetëm për një trajtim jo-invaziv për ënjtje.

Një gabim në identifikimin e pacientëve, bëri që mjekët të operojnë pacientin e gabuar për një sëmundje që nuk e kishte. Pas disa orësh në operacion dhe kërkim për mpiksje të gjakut, kuptuan që nuk kishte askund mpiksje gjaku.

Fatmirësisht pacienti i operuar gabimisht është tani në gjendje të mirë shëndetësore, megjithatë është nisur një hetim për të gjithë stafin e spitalit. Pritet të mbahet një seancë dëgjimore për këtë rast, ndërkohë që përdoruesit e mediave sociale kanë shprehur indinjatën se si mund të lejohet të ndodh një incident i tillë.

Incidenti ka ndodhur vetëm 6 javë pasi ministri i Shëndetësisë urdhëroi që të nisej një hetim brenda këtij spitali pasi nënat e reja kishin denoncuar se janë abuzuar seksualisht.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?