Mjekët në protestë: Paguhemi shumë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Çfarë do të bënit nëse ju dhe kolegët tuaj përfitoni rritje rroge? Nëse jeni një grup mjekësh nga Kanadaja, do të protestonit për JO.

Disa specialistë mjekësor në Quebec të Kanadasë kanë nënshkruar një peticion ku refuzojnë rritjen e pagave me qindra miliona dollarë pas një negocimi me qeverinë.

Në vend të kësaj, ata thonë që paratë duhet të ndahen, për të paguar më shumë infermierët dhe profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor, si dhe për t’u kujdesur më shumë për pacientët.

“Kjo rritje është e patolerueshme duke qenë se të gjithë infermierët, nëpunësit dhe profesionistët e tjerë përballen me shumë vështirësi në vendin e punës, ndërkohë që shumë pacientë kanë mungesa në shërbimet  kërkuara pas shkurtimeve drastike në vitet e fundit”, shkruhet në peticionin e grupit Médecins Québécois pour la Régime Public.

“Këtyre shkurtimeve i kanë shpëtuar si duket vetëm pagat tona”.

Deri tani, më shumë se 700 mjekë, specialistë,  qytetarë dhe studentë të mjekësisë e kanë nënshkruar këtë peticion, që ka nisur në 25 shkurt.

Marrëveshja e arritur me qeverinë do t’u siguronte 10 mijë mjekëve në Quebec një rritje page me 1.4%, ku të ardhurat e tyre do të shkonin nga 4.7 miliardë dollarë në 5.4 milionë dollarë.

Një mjek në Kanada paguhet përafërsisht 260 mijë dollarë nga Ministria e Shëndetësisë.

Burimi: CNN / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen