Vitamina D parandalon diabetin – si mund ta merrni

Nivelet e larta të vitaminës D mund të ulin në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e diabetit, sugjeron një studim i ri. Autori kryesor i studimit, dr. Sue Park, nga Universiteti Kombëtar i Seulit, thotë: Kemi zbuluar se njerëzit me nivele të vitaminës D në gjak nën 30 ng/ml janë 1/3 më të rrezikuara nga diabeti dhe ata me nivele nën 50 ng/ml janë 1/5 më të rrezikuar që të zhvillojnë diabet.

Shkencëtarët thonë se këto rezultate sugjerojnë se të rriturit duhet të kenë të paktën 30ng vitaminë D për milimetër gjak, që është 10ng/ml më i lartë se niveli i rekomanduar nga Instituti Mjekësor.

Rreth 77% e të rriturve në Amerikë kanë mungesë të vitaminës D, shifër kjo që është dyfishuar pas vitit 1980./ Studime të mëparshme kanë treguar se vitamina D forcon sistemin imunitar të njerzëve. Diabeti i tipit 1 është një gjendje autoimunitare që shfaqet kur trupi sulmon qelizat që prodhojnë insulinën. Ndërsa diabeti i tipit 2 lidhet më shumë me faktorët e mënyrës së jetesës, përfshirë edhe peshën trupore.

Ku mund ta gjeni?

Burimi kryesor i vitaminës D është padyshim dielli. Në mungesë të tij gjatë dimrit,  vitaminën D mund ta merrni edhe me anë të ushqimeve. Ja cilat janë ushqimet më të pasura me këtë lëndë ushqyese, që ndihmojnë në forcimin e kockave, sistemit imunitar, luftimin e depresionit etj.

Ju duhet të merrni 600 IU për ditë ose 800 IU nëse jeni mbi 70 vjeç.

Qumështi – Një gotë përmban 100 IU

Peshku tuna – 100 gramë përmbajnë 170 IU

Peshku i yndyrshëm – 85 gramë salmon përmban 450 IU

Vezët – 1 e verdhë veze përmban 40 IU

Kërpudhat – 80 gramë kërpudha përmbajnë 400 IU

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore