Si të shpëtoni nga rrathët e zinj poshtë syve?

Keni fjetur mirë natën, megjithatë, komenti i parë që dëgjoni në punë mëngjesin e nesërm është: Dukesh shumë e lodhur. ?

Të gjithëve na ënjten sytë, krijohen qeska dhe rrathë të zinj poshtë syve, por çfarë të bëni kur dukeni shumë të lodhur.

Ndonjëherë nuk është në dorën tuaj krijimi i rrathëve të zinj poshtë syve. Qarkullimi i dobët i gjakut është një nga shkaqet kryesore të krijimit të tyre. Megjithatë, edhe disa zakone të përditshme mund të bhen shkak për formimin e rrathëve të zinj dhe qeskave poshtë syve. Ja cilat janë disa nga këto shkaqe:

  • Pagjumësia
  • Alergjitë
  • Humbja e elasticitetit të lëkurës
  • Udhëtimi
  • Lentet e kontaktit
  • Ilaçe të caktuara
  • Abuzimi me alkoolin
  • Të qarit
  • Konsumimi i tepërt i kripës
  • Gjendje të fshehura shëndetësore

Si të shpëtoni nga rrathët e zinj dhe ënjtjet e syve ?

Merrni këto masa nëse rrathët e zinj poshtë syve po shkaktohen për fajin tuaj:

Flini me shpinë

Më e rëndësishmja: sigurohuni që të flini mjaftueshëm çdo natë. Flini të paktën 7-9 orë në natë. Pozicioni që flini bën një diferencë shumë të madhe. Është mirë që të flini me shpinë për të parandaluar grumbullimin  lëngjeve në fytyrë dhe mos penguar qarkullimin  gjakut.

Pini mjaftueshëm lëngje

Sigurohuni që të pini sa më shumë ujë gjatë ditë. Kur jeni të dehidratuar, trupi grumbullon lëngjet, duke shkaktuar kështu ënjtje. Uji ndihmon gjithashtu në nxjerrjen jashtë nga sistemi të kripës së tepërt. Përveç ujit, duhet të konsumoni edhe ushqime të pasura në ujë, si shalqiri, kastraveci, domatet etj.

Kura natyrale

Kurat tradicionale si kompresat e ftohta, fetat e kastravecit dhe çaji i kamomilit ndihmojnë në lehtësimin  e ënjtjes poshtë syve.

Mbroni lëkurën

Dielli nuk i bën asnjë favor lëkurës. Rrezet e diellit dëmtojnë dhe pakësojnë nivelet e kolagjenit në lëkurë, duke shkaktuar humbje të elasticitetit dhe shfaqje të rrathëve të zinj poshtë syve dhe rrudhave. I parandaloni këto dëme që i shkaktohen lëkurës duke përdorur një krem të mirë kundra diellit.

Burimi: Prevention / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj