Ja çfarë duhet të bëni për të hequr qafe djegiet e shpifura të diellit

Edhe përdoruesit më vigjilent të kremrave kundra diellit harrojnë të riaplikojnë shtresën e dytë ose mbetet një pjesë në shpinë pa u lyer me krem, duke përfunduar kështu me djegie dhe dhimbje në lëkurë. Në vend që të qaheni kot, ju sugjerojmë të përdorni këto kura natyrale që funksionojnë në rastet e djegies së lëkurës nga dielli.

Bëni një dush të vakët me ujë dhe sodë buke – një trajtim që ka rezultuar efikas në shërimin e inflamacionit dhe acarimit të lëkurës. Uthulla e mollës gjithashtu funksionon nëse përzihet me ujë të ftohtë.

Përdorni zbutës dhe vetëm zbutës – një krem me përmbajtje vaji mund të ndihmojë në këtë rast.

Vlerësoni fuqinë e një qese me bizele të ngrira – ky truk i vjetër funksionon vërtet, pasi thith nxehtësinë, shtrëngon enët e gjakut dhe lehtëson ënjtjen.

Qëndroni të hidratuar, edhe me ushqime – mund t’ju rekomandojmë një lëng me shalqi, që ka në përmbajtje të lartë ujë.

Një kompresë e ftohtë nuk dështon asnjëherë – ndihmon për të lehtësuar acarimin dhe parandalon tharjen e lëkurës.

Kalo nga kuzhina – do të çuditeni se sa shumë kura natyrale kundër djegies së diellit mund të gjeni në frigorifer. Qumësht, miell misri, kos, madje edhe sallata jeshile – të gjitha këto fshehin veti qetësuese kur aplikohen si duhet në lëkurën e djegur nga dielli.

Mos harroni: Gjëja më e mirë që mund të bëni është të parandaloni djegien nga dielli duhet përdorur vazhdimisht krem kundra diellit, më e preferueshme është ajo rezistente ndaj ujit dhe me SPF të paktën 30.

Burimi: Prevention / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm