Si po e dëmtoni shëndetin duke qëndruar me këmbët kryqëzuar

Me siguri ju ndodh të paktën një herë në ditë të qëndroni ulur me këmbët e kryqëzuar kur jeni duke ngrënë darkë apo duke punuar në tavolinën e punës. Kjo është mënyra më e zakonshme por edhe e dëmshme.

Ekspertët thonë se kryqëzimi i këmbëve faktikisht mund të sjellë shumë efekte negative shëndetësore, shkakton dhimbje në shpinë dhe qafë.

Mjeku ortoped Vivian Eisenstadt shprehet se kryqëzimi i këmbëve është shkak për dhimbje shpine dhe qafe, sa më shumë të qëndroni ulur në një pozicion të tillë, aq më shumë presion vendosni në shpinë, gjë që rrit mundësitë për të zhvilluar probleme me qafën dhe shpinën.

Do të ishte pa diskutim gjëja më e mirë dhe më e shëndetshme nëse nuk do i mbani këmbët e kryqëzuara, por për fat të keq kjo rrallëherë mund të ndodhë. Shumica prej nesh e shpërngulim peshën e trupit vetëm në një anë, duke i kryqëzuar këmbët.

Kryqëzimi I këmbëve është shkak për krijimin e celulitit, frika e të gjitha femrave. Prandaj mundohuni që këtë lloj qëndrimi ta eliminoni.

Përveç kësaj, ulja me këmbë të kryqëzuara  rrit edhe shtypjen e gjakut dhe ndikon në nervat e këmbëve tuaja./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?