Dyfishohen rastet e kancerit të tiroidëve, shkak mungesa e jodit

Numri i personave të prekur nga kanceri i tiroides është dyfishuar vitin e fundit, ndërkohë që më të prekurat janë gratë.

eko tiroideShefi i pavionit të Endokrinologjisë, Agron Ylli, në konferencën ndërkombëtare mjekësore bëri me dije se 81.8 % të rasteve të diagnostikuara janë femra, ndërkohë që Tirana ka numrin më të lartë të të prekurve, e ndjekur nga Durrësi, Korça dhe Elbasani.

Grupmosha që rezulton më e prekur nga kanceri i tiroides është 40-60 vjeç.

Sipas specialistëve, rastet me këtë tumor janë rritur për shkak të mungesës së përdorimit të kripës së jodizuar, por edhe si pasojë e rrezatimeve të ndryshme, përfshirë edhe celularët.

Çdo person për të pasur një shëndet të mirë duhet të ketë një dietë të pasur me jod, jo më pak se 100-150 ml/gram jod në ditë.

Kjo sasi siguron një funksionim të mirë të gjendrës tiroide dhe gjithë efekteve të tjera që jodi ka në organizëm.

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë