Qeveria shqiptare miraton fondin 12 milion dollarë për rimbursimin e barnave anti-Covid, për të gjithë qytetarët

Qeveria shqiptare miraton një fond prej 12 milion dollarësh për rimbursimin e barnave anti-Covid, për të gjithë qytetarët shqiptarë që preken dhe kurohen me ilaçe anti-Covid.

Vendimi është marrë sot në në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Relator ka qenë socialisti Anastas Angjeli, ndërsa propozuese për këtë fond ka qenë Ministria e Shëndetësisë.

“Duke parë përshpejtimin e pandemisë, ndikimin e madh që ka, dhe po pritet një dimër i vështirë, ne morëm në konsideratë një çështje shumë jetike për qytetarët shqiptarë, që është futja e paketës së ilaçeve për kurimin nga Covid-19 në paketën e ilaçeve me rimbursim.

Nga përllogratitjet që kemi bërë, kjo është 1.2 miliard lekë që do i shtohen buxhetit të shtetit për të rimbursuar ilaçet për kurim nga Covid-19 për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë që preket dhe kurohet me ilaçet anti-Covid. Ky është një lajm i mirë për shqiptarët, një lajm i mirë dhe për ne, Komisionin tonë të Ekonomisë, që u përpoq bashkë me Ministrinë e Financave për të gjetur zgjidhje për këtë çështje”, ka thënë socialisti Anastas Angjeli në Komision./burimi: newsbomb

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim