E prekur nga COVID, ndërron jetë te Infektivi 28-vjeçarja 5 muajshe shtatzënë

Një 28-vjeçare e prekur nga koronavirusi ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Mësohet se prej 3 ditësh 28-vjeçarja Emanuela Dalipi ishte shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ishte konfirmuar me koronavirus rreth një javë më parë.

Ajo ka qëndruar për disa ditë në banesë, dhe është munduar të shmangë kurimin, për shkak të frikës se mund të dëmtonte fëmijën.

Por gjendja e saj erdhi duke u përkeqësuar dhe ajo u dërgua në reanimacion. Aty mjekët tentuan të heqin fëmijën, për t’i shpëtuar jetën nënës, por dyshohet se për shkak të hemoragjisë, ajo ndërroi jetë..newsbomb

Postime të ngjashme

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja