Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur që shërbeu gjatë luftës së Kosovës

Një tjetër mjek ka ndërruar jetë sot si pasojë e infektimit nga koronavirusi.

Behet fjalë për mjekun e njohur në Kukës, Shaqir Shehu. 68-vjeçari Shehu prej disa javësh po kurohej në Turqi, pasi kishte rezultuar pozitiv nga koronavirusi, por nuk mundi t’ia dilte.

Mjeku kuksian shërbente si kirurg ortoped në qytetin verior. Një ndihmesë tepër domethënëse dr. Shaqir Shehu ka dhënë në periudhën e rëndë sociale e humane të shkaktuar prej represionit serb në Kosovë. Dihet se dëbimi i dhunshëm i shqiptarëve nga trojet e tyre shkaktoi shumë probleme shëndetësore që duheshin përballuar. Shaqiri punoi intensivisht në dy drejtime, edhe në spital me të dëbuarit, por edhe në shërimin e ushtarëve të lirisë të plagosur në front. Ai u bë i njohur në përballimin e kësaj krize humane. Janë me dhjetëra e dhjetëra ushtarë të UÇK, të cilët morën shërbimin e duhur dhe i kuroi me shumë sukses plagët e tyre.

Postime të ngjashme

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja