Humb jetën Prof.Dr. Mihal Kerci, anëtar i Task Forcës për luftën anticovid

Mjeku anestezist, Mihal Kerci i shtruar prej disa ditësh në spital për shkak të komplikacioneve që i shkaktoi Covid-19 ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të diele.

Prof. Dr. Mihal Kerci ishte mjek anestezist pranë reanimacionit dhe ka drejtuar edhe shoqatën me të njëjtën emër.

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë Universiteti i Mjekësisë në Tiranë.

Postimi i plotë

Shuhet Prof.Dr. Mihal Kerci

Emri i Prof. Dr Mihal Kercit mungon sot në emrat e mjekësisë shqiptare si pasojë e betejës së humbur me virusin Covid 19.
Prof. Dr. Mihal Kerci ka qenë anëtar i Task Forcës për luftën anticovid në shërbimin e anestezi-reanimacionit.

Prof.Dr. Mihal Kerci lindi në Lushnjë me 17 tetor 1948. Pas përfundimit te studimeve ne Fakultetin e Mjekësisë ne degën “Mjekësi e Përgjithshme” u emërua ne detyra te ndryshme si mjek ushtarak. Është specializuar brenda dhe jashtë vendit ne fushën e anestezisë dhe reanimacionit. Ka drejtuar rreth 30 vite shërbimin e reanimacionit në Spitalin Ushtarak.

Në funksionin e drejtorit të Spitalit Ushtarak, në periudhën 1997-1998, Prof. Dr. Mihal Kerci, bëri të gjitha përpjekjet për te hedhur bazat dhe konceptet e drejtimit me staf, futjen e protokolleve standarde të mjekimit ne përgjithësi dhe terapisë intensive në veçanti.

Ishte president i “Shoqatës Kombëtare te Anestezisteve” anëtar i ” Shoqatës Ndërkombëtare të Anestezistëve” dhe referonte rregullisht në sesionet shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe për shume vite pedagog pranë Universitetit të Mjekësisë Tiranë.

Universiteti i Mjekësisë u shpreh ngushëllime familjarëve dhe kolegëve për këtë humbje të rëndë.

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim