33 persona vdiqën pasi morën vaksinën e Pfizer, Norvegjia mbyll hetimet: Ja çfarë u zbulua

Lajmet e para nga Norvegjia pushtuan faqet e para teksa e gjithë bota është e vëmendshme për efekte të mundshme anësore nga vaksinat. Deri të premten, Norvegjia kishte përdorur vetëm vaksinat Pfizer e Biontech dhe kompanitë tani po bashkëpunojnë me vendin nordik për shkaqet e vdekjeve. Raporti i parë evropian për sigurinë e vaksinës Pfizer-BioNTech pritet të publikohet në fund të janarit.

‘Të gjithe këta pacientë kishin sëmundje të tjera të rënda’, tha Madesn. ‘Nuk mund të themi që njerëzit vdesin nga vaksina. Mund të themi që ishte koincidencë. Është e vështirë të provohet se vaksina ishte shkaku direkt’.

Norvegjia u ka dhënë dozën e parë rreth 42 mijë personave, duke u përqendruar tek ata që shihen si më të rrezikuar nëse bien në kontakt me virusin, përfshirë të moshuarit. Madsen thotë se është e mundur që efektet anësore të imunizimit munden në disa raste të rëndojnë sëmundjen serioze që ekziston te pacientët. Ai shton se Norvegjia ka vaksinuar tashmë pak a shumë të gjithë pacientët e azileve dhe fatalitetet e raportuara janë ‘mjaft poshtë 1 në 1000’.

Ai nuk pret rezultatet të ndryshme nga vaksina tjetër, Moderna, e cila u prezantua në Norvegji të premten. Ashtu si Pfizer-BioNTech, ajo përdor teknologjinë e lajmëtarit RNA që mëson qelizat e trupit të luftojnë infeksionin./faxweb

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim