Burri me Covid, gruaja jo/ Shkenca shpjegon pse disa persona s’preken

Burri ka rezultuar pozitiv me koronavirus, por gruaja e tij nuk është infektuar edhe pse ata jetojnë në një shtëpi dhe çdo ditë ajo kujdeset për bashkëshortin e saj.

Raste të tilla janë raportuar shpesh në të gjithë botën, madje edhe në Shqipëri. Kjo ka bërë që mbi 250 laboratorë në të gjithë botën të hetojnë për këtë, të koordinuar nga universiteti “Rockefeller” në Nju-Jork.

“Së pari, ne u përqendruam te personat e sëmurë rëndë dhe zbuluam se ka 10-12% të rasteve që kanë një karakteristikë të veçantë gjenetike, të cilët nuk janë në gjendje të prodhojnë interferon, e cila është molekula e parë mbrojtëse”, u shpreh Giuseppe Novelli, nga poliklinika Tor Vergata në Romë dhe president i Fondacionit Giovanni Lorenzini, në Milano.

Duke u nisur nga këto prova, studimi kaloi edhe në ndryshimet e tjera gjenetike që sjellin rezistencë ndaj virusit, ata që kanë imunitet natyror ndaj Covid-19.

“Imuniteti nuk krijohet vetëm nga antitrupat”, shpjegon Roberto Luzzati, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Triestes për “Messaggero. “Ekziston gjithashtu edhe i ashtuquajturi imunitet qelizor. Në këtë rast është thelbësore të studiohen limfocitet. Ne kemi të ashtuquajturin imunitet të ndërmjetësuar nga qelizat në të cilën hyn në lojë sistemi imunitar qelizor, i cili mund t’iu mbrojë shumë herë më gjatë se antitrupat që mund të zhduken”, tha ai./Liberale

Postime të ngjashme

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja