Nëndrejtori i ISHP-së konfirmon se në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri i virusit COVID-19

Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku u shpreh në Euronews Albania se situatën e koronavirusit në vend duhet ta marrim seriozisht.

“Unë do të konsideroja që më mirë të ngremë alarmin sesa të flemë mbi dafina. Gati 900 raste në ditë është një situatë që ne duhet ta marrin shumë seriozisht”, u shpreh ai.

Zoti Ulqinaku theksoi se ndoshta jemi në ditët më të këqija të përhapjes së koronavirusit në vend.

“Nuk duhet t’ia lemë rastësisë, duhet realisht të reflektojmë që e keqja nuk ka kaluar dhe përkundrazi jeni ndoshta në ditët më të këqija të këtij COVID-i”, tha ai.

Sa i përket mutacioneve të reja të COVID, mjeku theksoi se në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri i virusit, por ende nuk është identifikuar saktësisht.

“Eshtë virus ndryshe, eshtë koronavirus, por ndryshe nga koronavirusi që ka qarkulluar deri më tani në vendin tonë. Por, nuk jemi akoma në gjendje të themi që është nga Brazili, apo i Afrikës së Jugut apo Anglisë”, tha ai.

“I kemi kapacitet, akoma nuk kemi arritur në fazën finale, por në këtë rrugë jemi”, u shpreh mjeku, teksa u pyet nga gazetarja Mulaj për identifikimin e plotë të këtij virusi.

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim