Si ndikon moti i ftohtë në shëndetin e zemrës, lëkurës dhe sistemin imunitar

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Ndërsa temperaturat bien në dimër, problemet shëndetësore të lidhura me motin fillojnë të rriten. “Moti i ftohtë sjell një numër të madh rreziqesh shëndetësore, veçanërisht për të moshuarit”, thotë geriatri Dr. Suzanne Salamon, instruktor në Shkollën Mjekësore të Harvardit.

Ja rreziqet që lidhen me shëndetin në mot të ftohtë:

Në rrezik: Sistemi imunitar

Gjatë muajve të dimrit, njerëzit kalojnë më shumë kohë brenda dhe në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin, të tilla si në dyqane, qendra tregtare dhe restorante. Kjo do të thotë që gripi, kollitja dhe ftohjet përhapen më lehtë.

Çfarë mund të bësh: “shmangni ambientet e mbyllura, lani shpesh duart me ujë dhe sapun, kollituni në bërryl dhe jo në dorë”, thotë Dr. Salamon.

Në rrezik: Zemra

Moti i ftohtë vepron si vazokonstriktor, që do të thotë se ngushton enët e gjakut. Kjo ngre rrezikun e sulmit në zemër.

Çfarë mund të bëni: Vishuni ngrohtë kur dilni, me kapuç, doreza dhe pallto të ngrohtë. Mos bëni aktivitete të mundimshme jashtë që mund të rrisin rrahjet e zemrës në mënyrë të pakontrolluar.

Në rrezik: Lëkura

Ajri i thatë i dimrit mund të thith lagështirën nga lëkura juaj, prandaj mund të keni më shumë probleme të tilla si tharja e lëkurës, plasaritja e duarve, herpes etj.

Çfarë mund të bëni: Përdorni krem ​​hidratues me bazë vaji për të bllokuar avullimin. Bëni dush në ujë të vakët – jo të nxehtë.

Në rrezik: Temperatura e trupit

Të moshuarit janë në rrezik për hipotermi, në të cilën temperatura e brendshme e trupit bie shumë  ulët. “Edhe ekspozimi i zgjatur ndaj të ftohtit mund ta shkaktojë atë”, thotë Dr. Salamon./shëndeti.com.al/ Harvard Health

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni