Shefja e Infektivit, Najada Çomo: Grupmoshat e shtruara në spitalet Covid janë nga 30 deri në 90 vjeç

Shefja e Infektivit, Najada Çomo deklaroi se ditët e fundit rastet me koronavirus janë rritur, çka ka sjellë kështu dhe rritjen e numrit të shtrimeve në spitale.

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Çomo tha se grupmoshat e shtruara janë nga 30-vjeç deri në 90. Mes të tjerash ajo i bëri apel qytetarëve që të mbajnë maskat, ndërsa evidentoi faktin se Shqipëria është ndër ata vende që nuk respekton këtë masë.

“Sikurse është referuar, është parë një shtim i numrit të personave të infektuar, dhe kjo pasqyrohet dhe në shtimin e personave të shtruar në spital. Të shtruarit në spitale janë pacientët në formën mbi atë të moderuar, të rëndë apo kritike. Ditët e fundit evidentohen raste të shtuar të shtrimeve të COVID. Kjo tregon një trend në rritje. Informacioni që dua t’ju japë është se kemi persona të shtuar të gjitha në spital, nga mosha 30-90 vjeçare. Mosha më e prekur është 50-60 vjeçare. Një thirrje kam për popullatën është se arma që kemi në dorë është mbajtja e maskës, ruajta e distancimit fizik, pasi jemi nga të paktat vende që nuk e respektojmë atë.”, tha Çomo./stop

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU