E fundit! Rama pret vaksinat Pfizer në Rinas. Zbulon sa vaksina erdhën

Edi Rama: Ne kemi filluar vaksinimin me doza që kanë ardhur dhuratë nga një vend mik i BE-së, emrin e të cilit ende nuk mund t’jua komunikoj, ndërkohë që kemi kontratën me “Pfizer”, ne Shqipëria dhe përveç nesh edhe Serbia. Vendet e tjera, sikur po e ndiqni janë ende në një situatë pritshmërie në kushtet kur cështja e vaksinës po komplikohet gjithnjë e më shumë dhe Europa ka hyrë në një kaos me jo vetëm BE-në, por edhe vende të tjera të mëdha që kërcënojnë me ndjekje në rrugë ligjore. I them këto për të mos harruar që ne jemi në kushtet që procesin e kemi garantuar dhe do ta vazhdojmë falë faktit që nuk e lamë veten në dorë, të të tjerëve, nuk pritëm COVAX-in, që është ende në një proces që nuk duket kur e ka fillimin. Ata nuk japin asnjë sinjal qartësie. 

Situata mund të ndryshojë nga dita në ditë, por që jo ndodh me vaksinën jashtë kamerave është “sagë” në vete, luftë tregtare, politike, e jashtëzakonshme. Ne ja kemi dalë të mos mbetemi në rrethin vicioz që janë shumë të tjerë. Ne kemi marrë një zotim, unë nuk e kam harruar, për të ndihmuar Kosovën, por dua të sqaroj që rregullat tejet strikte dhe kufizimet jashtëzkonisht të forta që kompania ka vendosur sic kanë bërë nga njëra anë që ne të mbetemi strikt për mbajtjen sekret të vendit nga erdhën dozat, e bëjnë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash, por nuk e bëjnë të pamundur që ne të ofrojmë vaksinim për një numër mjektësh dhe infermierësh nga spitali COVID i Prishtinës, sikur e kemi premtuar, gjë që duhet të bëhet këtu dhe për këtë arye i kam kërkuar ministrit të Shëndetësisë të komunikojë me homologun kosovar, që të mirëpresim si fillim 50 mjekë nga Kosova. Sot Pfizer lëvron 1170 doza, zotimi nga kompania është që brenda shkurtit do të vijnë edhe dozat e angazhuara, qoftë 10750 qoftë edhe 31 mijë, të 41 mijë dozat që ishin të parashikuar për fund janarin janë të angazhuara nga Pfizer” tha ai/. abcnews

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim