“Po paguajmë në Sanatorium”: Të afërmit e të sëmurëve flasin për mënyrën si po trajtohen

Një ditë pas arrestimit të tre infermierëve dhe një sanitare për ryshfet, sërish të afërmit e të shtruarve në sanatorium thonë se po paguajnë.

“Kam mamin e shtruar, ka 10 ditë këtu. Kisha dhe nusen e vëllait këtu po më vdiq. Nuk e di jam shumë e ngarkuar dhe e lodhur. Sjell ushqimet nuk e di a i çojnë. Paguna për shërbimin? Mos më pyet se sa më ka vajtur. Paguan këtu, Paguaj për çdo gjë “

Arrestimet e 3 infermiereve dhe 2 sanitareve duket se nuk e kanë përmirësuar situatën në këtë spital.

 “ Kam babin këtu ka dy orë që më ka kërkuar ujë dhe endë ska ardhë njëri ta marrë. Nuk e di si është babi e shtruam mbrëmë askush nuk ka ardhë të na thotë si është gjendja e tij. “

“ Unë kisha mamin por me vdiq këtu sot në orën 5 të mëngjesit. Erdha të marr sendet personale por askush nuk po mi jep. Spitali I shtetit nuk ka ujë, jo më gjë tjetër“

“ Kam shtruar xhaxhin, të vinë të na thonë si është, nuk e dim si është. Ai nuk është në gjendje të flasë “

Në derën kryesorë të spitalit, qëndron një pirg I madh plehrash, ndërkohë që mjekët thonë që duhet të bëjmë shumë kujdes me higjenën./ Top Channel

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO