“Sistem i kalbur”, Eglantina Bardhi: Ryshfeti dhe korrupsioni në spitale, fenomen 30-vjeçar

Ryshfeti dhe korrupsioni në sistemin shëndetësor shqiptar shihet me shqetësim nga ana e qytetarëve.

Ky shqetësim i tyre u përforcua nga rastet e fundit të denoncuara nga spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku infermieret në bashkëpunim me sanitaret, dyshohet se përfitonin vlera monetare nga familjet që kishin të afërmit e shtruar në spital me coronavirus.

Drejtuesja e shoqatës “Together for Life”, Eglantina Bardhi, që është fokusuar në monitorimin e spitaleve thotë se ryshfeti dhe korrupsioni në spitale është fenomen, i cili vijon prej 30 vitesh.

“Ryshfeti në spitalet tona është i hapur gjerësisht dhe kur po shikoja ato gratë aty për momentin po imagjinoja sikur vërtetë të kishte drejtësi në sistemin shëndetësor nuk do kishte burgje që do t’i mbante të dënuarit për shkak se ryshfeti është diçka i trashëguar tash e 30 vite, nuk është fenomen i ri”, tha ajo.

Ajo madje foli me një gjuhë të ashpër kur thotë se sistemi shëndetësor është i kalbur sa i takon ryshfetit dhe korrupsionit.

“Unë mendoj se qëndron një sistem i tërë shëndetësor i kalbur sa i takon ryshfetit dhe më pas korrupsionit. Unë nuk dua ti përgjithësoj të gjithë mjekët, por ka edhe mjekë, që me veprimet e tyre të detyrojnë që ti të paguash. Unë mendoj se është një fenomen i kristalizuar në sektorin shëndetësor dhe është në mendësinë e njerëzve që patjetër duhet të paguash”, shtoi ajo.

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU